Mykonos është padyshim ishulli më i përfolur e më i njohur i Greqisë. Sapo e dëgjojmë si emër kujtojmë: luks, festë natë e ditë e party të çdo lloji. Edhe këtë vit, ishulli me famë qe destinacioni i disa personazheve publikë shqiptarë, duke nisur nga gocat seksi si Anxhelina, Niki Delijorgji, Kiara Tito, Oriola Marashi, Viola Spiro, e duke vazhduar me Rozana Radin dhe Alketa Vejsiun, figura të njohura e ca më serioze të ekranit.
Ky ishull është bërë i famshëm që në vitet ’60 kur personazhe publik nga e gjithë bota e vizitonin. E së fundmi me famën e shtuar edhe nga rrjetet sociale, për argëtimin dhe pamjet piktoreske që ofron, vizitat për aty vetëm janë shtuar. Pak shije Mykonos e sjellin këto foto të gocave shqiptare./revistawho.com