Afërdita dhe Jakub janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, i cili do të jetë një djalë. Lajmin e ka dhënë vetë dyshja disa javë më parë me anë të një videoje, ndërsa së fundmi këngëtarja ka vendosur t’i përgjigjet dhe disa prej pyetjeve të ndjekësve rreth shtatzënisë.
“18 javëshe së bashku me Jakub ndjemë lëvizjet e para”, ka treguar Afërdita e pyetur se kur e ka ndjerë bebin për herë të parë. Ajo ka shtuar se emrin e fëmijës nuk e kanë vendosur ende, por pret sugjerime dhe ndihmë nga të gjithë.
Pyetja më e shpeshtë se sa fëmijë ka në plan të ketë nuk i ka shpëtuar as Afërditës, e cila është përgjigjur: “Të fillojmë njëherë me të parin dhe e nisim nga këtu”.
Dreshaj është komentuar shpeshherë edhe për format fizike gjatë pritjes së ëmbël, por ajo ka treguar se ka arritur të mbajë këto përmasa falë stërvitjes së rregullt për të cilën është konsultuar edhe me doktorin. Momentalisht Afërdita është në muajin e 6-të të shtatzënisë dhe pritet që pranvera e vitit të ardhshëm ta bëjë nënë për herë të parë./revistawho.com