Neriman i alarmon të gjithë duke u bërë një stërvitje në rast zjarri. Defne nuk mund ta pranojë që Javuz është babai i saj ndërsa Serkan i thotë t’i japë një mundësi për ta njohur. Neriman rrëzohet dhe lëndon këmbën. Ajo qëndron në shtëpinë e Songylit dhe Gynejit duke i hapur probleme. Defne largohet nga shtëpia dhe kërkon strehim tek Xhemre, Ejlyl dhe Meral. Vajzat njoftojnë Nazanin. Zhvendosja e Defnes tek vajzat sjell edhe sherre sidomos mes saj dhe Meralit për dhomën. Banka i merr shtëpinë Kaderit. Javuz i ofron Kaderit ndihmë me një shumë të madhe parash në mënyrë që ajo të rifitojë shtëpinë e saj. Nazan tenton të vrasë Javuzin./revistawho.com