Mbrëmjen e të shtunës ka ndërruar jetë senatori amerikan John McCain, në moshën 81-vjecare. ‘CNN’ ka zbuluar se ai ka ka qenë krah bashkëshortes në shtëpinë e tij në Arizona në momentet e fundit të jetës. Pas diagnostifikimit me kancer në tru ai ka luftuar për më shumë se një vit me sëmundjen në fjalë.
Krerët e shtetit shqiptar, por jo vetëm kanë dërguar mesazhe ngushëlluese për familjen e senatorit. John McCain njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të çështjes së Kosovës dhe pavarësisë së saj./revistawho.com