Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
10 perla të fshehura në Evropë që duhet t’i vizitosh patjetër! 23/06/2025
Pas heqjes së unazës, Hailey i përgjigjet zërave për ndarje nga Justin! 23/06/2025
Beniada ka një mesazh për ata që nuk respektojnë vajzat në publik!  23/06/2025
“16 vjeçe si Greta Koçi”, këngëtarja sqaron batutën që e ndoqi pas shumë vite! 24/06/2025
Loredana në pritje të ëmbël? Ja postimi që i bëri fansat të dyshojnë! 23/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Ndahuni miqësisht nga zakonet e dëmshme

14/07/2022
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ndahuni miqësisht nga zakonet e dëmshme

Përditshmëria e ngarkuar nuk na lejon që t’i kushtojmë vëmendje aq sa duhet zakoneve që mund të duken të parëndësishme, por kanë një peshë tek cilësia e jetesës. Sipas ekspertëve, kjo dukuri na ekspozon ndaj stresit të vazhdueshëm, prandaj ata këshillojnë aplikimin e konceptit të reduktimit të dëmit.





Ky koncept fokusohet tek zëvendësimi i këtyre zakoneve të dëmshme, për të shmangur kështu edhe stresin që sjell ndërprerja e menjëhershme e aktiviteteve që janë bërë pjesë e ditës.

Ecni me hapin e kohës


Duke qenë se shumicën e kohës jemi në lëvizje, për të shkuar në punë, shkollë apo edhe për aktivitet fizik, përzgjedhja e këpucëve është e rëndësishme. Nëse veshim këpucë të papërshtatshme mund të shkatojmë dëmtim të muskujve, ligamenteve e deri tek kockat. Ndaj për të evituar këtë problem reduktimi i dëmit tregon se po të kujdesemi që këmba jonë të jetë e mbështetur mirë dhe në këpucë apo atlete të përshtatshme, shmangim presionin tek gjunjët, ijet apo shpina.

Gjumë i mirë për ditë plot produktivitet




E keni vënë re që sa herë që nuk flini mirë apo mjaftueshëm, ditën tjetër jeni të plogësht e pa fuqi? Epo, kjo e ka një arsye të thjeshtë, ju nuk keni lënë trupin të pushojë dhe të karikohet për ditën tjetër. Shkaktarët e zakonshëm të gjumit jo cilësor janë ekspozimi ndaj dritës blu të televizorit apo telefoni, ngrënia e ushqimeve apo konsumimi i pijeve që irritojnë stomakun natën vonë. Ndaj, po të reduktojmë të gjitha këto zakone të dëmshme, sidomos gjatë natës, do të përmirësojmë që në ditët e para cilësinë e gjumit.

Ndahuni miqësisht nga cigarja

Shumë të rritur thonë se cigaret i ndihmojnë që të largojnë stresin. Por, siç e dimë pirja e cigares përkeqëson shëndetin pasi na ekspozon me 6000 substanca të dëmshme që gjenden tek tymi i formuar nga djegia e saj. Duke qenë se përditshmëria është e mbushur me stres, tymosja e cigares nuk është zgjidhje. Sipas OBSH, janë rreth 1 miliardë persona që pijnë cigare në të gjithë botën. Edhe pse disa nga ata kanë mundur të heqin dorë, shumica zgjedhin të mos e lënë duhanin. Në këto raste vjen në ndihmë koncepti i reduktimit të dëmit. Teknologjia dhe shkenca moderne ka bërë të mundur prodhimin e alternativave pa tym. Këto pajisje funksionojnë me parimin e ngrohjes së fijeve të duhanit, duke shmangur kështu djegien dhe emetimin e 95% kimikateve që gjenden tek tymi i cigares. Pavarësisht se nikotina nuk është element pa risk, pasi krijon varësi, nuk është shkaktare e sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen.

 

Tags: MiqësishtProduktivitetShkenca moderneteknologjia
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!
Lajme

Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!

06/06/2025
“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham  “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!
Lajme

“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!

30/05/2025
Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parê – zbulon emrin e veçantë të bebes!
Lajme

Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parê – zbulon emrin e veçantë të bebes!

28/05/2025
Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!
Lajme

Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!

20/05/2025
Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”
Lajme

Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”

20/05/2025
Rozana Radi tregon historinë romantike dhe të pazakontë të prindërve të saj!
Lajme

Rozana Radi tregon historinë romantike dhe të pazakontë të prindërve të saj!

19/05/2025
Next Post
Të ndarë, por Khloé Kardashian dhe Tristan do të bëhen sërish prindër!

Të ndarë, por Khloé Kardashian dhe Tristan do të bëhen sërish prindër!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera