Një tjetër lidhje në botën e showbiz-it shqiptar duket se mund të ketë përfunduar. Aktori dhe këngëtari i njohur Olsi Bylyku mund t’i ketë dhënë fund lidhjes me gazetaren Denada Lura, sipas shenjave që fansat kanë vënë re së fundmi.
Të dy janë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një veprim që në botën e të famshmëve shpesh konsiderohet si tregues i një ndarjeje.
Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare, kjo veprimtari në Instagram ka ndezur dyshimet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.








