Verne Troyer, aktori i njohur për rolin ‘Mini-Me’, në dy filmat komedi të Austin Powers, ka ndërruar jetën ditën e djeshme në moshën 49-vjeçare. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur, por kohët e fundit gjendja shëndetësore e tij mësohet se nuk ka qenë e mirë pasi muajin e kaluar ai u shtrua në spital. Lajmin e kanë bërë të ditur menaxherët e tij nëpërmjet një njoftimi ku shprehen mjaft të pikëlluar.
“Me trishtim të madh dhe me zemër të thyer, ju njoftojmë se Verne vdiq sot. Gjatë viteve ai ka luftuar dhe ka fituar … por për fat të keq këtë radhë ishte e tepërt kjo luftë për të”.
Aktori ka rënë në sy dhe është bërë i famshëm për shkak të gjatësisë së tij prej vetëm, 81 centimetrash. /revistawho.com









