Thierry Mugler, një nga stilistët më të njohur francezë ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur vetë familjarët e tij, përmes një postimi në llogarinë e tashmë të ndjerit, Mugler. “Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e Manfred Thierry Mugler të dielën më 23 janar 2022. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, kishin shkruar ata në postim.
Thierry Mugler ishte i njohur për dizajnet karakteristike me shpatulla të gjera, të frymëzuara nga stili i viteve 1940 dhe 1950. Veshjet e Mugler-it janë veshur nga yje ndërkombëtarë, duke përfshirë ikonën, David Bowie dhe këngëtaren Lady Gaga. Por, Mugler, krijoi veshje skenike edhe për Beyonce, ndërsa në vitin 2019 krijoi të ashtuquajturin “fustanin e lagur” që u konsiderua ndër më të bukurit të Kim Kardashian për “Met Gala”./revistawho.com