Një lajm i kobshëm vjen për aktorin shqiptar, Luran Ahmetin. Aktori është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid-19. “Telegrafi” raporton se Ahmeti ishte i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup prej disa ditësh.
Luran Ahmeti ishte shumë i njohur për rolet në teatër, në serialin shqiptar “O sa mirë” dhe për rolet në serialet turke si “Sulejmani i madhërishëm” dhe “Lugina e ujqërve”, role këto që i dhanë fame edhe jashtë kufijve.