Pak ditë më parë, moderatorja e njohur, Luana Vjollca bëri të ditur në llogarinë e saj në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të sillte një tjetër bashkëpunim. Pritjes i erdhi fundi dhe pak minuta më parë bukuroshja e ekranit ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor me titull ‘Moj bjondin me sytë e zi’, në bashkëpunim me grupin TNT, duke sjellë një version më të freskët të këngës.
Ndryshe nga çdo projekt tjetër ku Luana është shfaqur tërheqëse duke ndryshuar disa skena xhirimi apo veshje, në këtë videoklip ka zgjedhur të shfaqet vetëm me fustanin ngjyrë të bardhë në një pyll. Me kordelen e kuqe në kokë dhe pamjen e kuruar deri në detaje, Luana ka arritur të risjellë dhe njëherë fabulën e këngës, duke bërë që sytë e gjithë publikut të fiksohen pas bukuroshes.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Vjollca solli këngën e saj më të fundit, e cila ishte gjithashtu një bashkëpunim me këngëtarin nga Kosova, Ramadan Krasniqi, me titull ‘Sonte’, e cila numëron 2 milionë e 600 mijë klikime deri më tani në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/ByiSMYenqwq/