Miley Cyrus njihet për ndryshimet e shpeshta të “look-ut” të saj. Në fillimet e karrierës ajo ishte idhulli i shumë adoleshentëve, e veshur plot xixa dhe fustane të gjatë të fryrë. Por me kalimin e viteve ajo bëri disa ndryshime të shpeshta. Nga një ‘Princess Girl’ u shndërrua në ‘Bad Girl’. Në këtë periudhë e pamë të pozonte nudo, të bënte këngë dëshpëruese dhe të vishej shumë çuditshëm. Por në mbrëmjen e çmimeve “Grammy”, Miley bëri ndryshimin drastik duke na surprizuar të gjithëve. Me fustanin e gjatë të kuq dhe flokët me onde Miley ju kujtoi të gjithëve se pavarësisht viteve ajo në shpirt është sërish një “Hanna Montana”. Askush nuk e priste një ndryshim të sajin, por komentuesit tregojnë se të gjithë janë mahnitur nga pamja e saj, madje ajo u cilësua si një nga artistet të veshura më bukur. /revistawho.com