Këtë vit TV Klan ka sjellë një sërë serialesh të reja shumë të ndjekur nga publiku, një ndër to edhe seriali “Lule të vetmuara”. Ky serial i cili flet për jetën e vajzave në një jetimore, do të ketë një orar të ri transmetimi. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani. Në një postim, Dumani njofton se prej 27 Janarit “Lule të vetmuara” do të transmetohet në 16:05. Pas tij, në orën 18:20 do të nisë transmetimin seriali më i ri “Sulejmani i madhërishëm”. Tanimë teleshikuesit do të mund të ndjekin dy seriale rresht njëri-pas tjetrit në orarin e pasdites.