Sot bëhen dy vite nga ndarja nga jeta e aktorit Xhevdet Ferri që u largua herët nga kjo botë, kur ishte vetëm 59 vjeç. E bija e ka përkujtuar sot me një foto të tij dhe pak fjalë zemre.
“Hey babo, kjo data 16 janar që shenjoi ikjen tënde para 2 vitesh vjen ca më e ngarkuar se ditët e tjera të vitit. Pasi koha ka qëruar emocionet e ndjesitë e tjera që provokoi ikja jote (e pranoj, shumë e parakohshme!) malli mban vendin e parë. Uff huge! Love you, ne te gjitha planet #missyoupapi”, ka shkruar Bora./revistawho.com









