Këngëtarja dhe biznesmenia e njohur shqiptare Jonida Maliqi sot feston 35 vjetorin e saj. Dhe duket se një lumë i gjatë komentesh i kanë bërë këtë ditë më të bukur. Në një postim të bërë në ‘Instagram’ Jonida ka falënderuar në mënyrë mjaft të veçantë të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj dite të rëndësishme.
“Prej 5-së vitesh kam ndarë me ju momentet jetësore dhe të përditshme, duke ju pasur më pranë dhe duke më mbështetur dita ditës me mbështetjen tuaj. Ndaj sot dua t’ju falënderoj nga zemra.
Mars 20013-të. Postimi im i parë në ‘Instagram’ ka arritur 350k ndjekës realë. Dhe sot bëj 35 vjet që marr frymë falë Zotit.
Urimet tuaja më shtojnë jetën.” /revistawho.com