Mariah Carey nuk ka ndërmend të zbresë nga froni. Kënga e saj “All I want for Christmas is you”, çdo fundvit është në vend të parë të top-listave muzikore dhe këtë herë këngëtarja ka një tjetër surprizë. Mariah ka përgatitur një shfaqje speciale që do të transmetohet në 4 Dhjetor. Sot është publikuar traileri i parë i sësaj shfaqje, ku këngëtarja i ka mahnitur të gjithë me pamjen e veshjet e saj. Mariah shfaqet e veshur me 6 fustane vezullues, dy prej tyre të kuq, një të shkurtër jeshil dhe dy të bardhë si bora. Të ftuar në shfaqje janë edhe disa personazhe të njohur si Tiffany Haddish, Billy Eichner, Ariana Grande, Jennifer Hudson, Snoop Dogg, Jermaine Dupri, Misty Copelan dhe Mykal-Michelle Harris.