Ndonëse Rudina është treguar mjaft e kursyer me fotot me fëmijët e Markut duket se për ditëlindjen e Leonardit ka bërë një përjashtim. “Gëzuar ditëlindjen djali im. Të dua”, ka shkruar Rudina krah fotos me djalin e Markut, që tanimë është dhe djali i saj e nuk heziton t’i tregojë dashurinë edhe publikisht. Ndonëse Rudina ka treguar se fëmijët e Markut ka preferuar t’i mbajë larg rrjeteve sociale, buzëqeshjet në foton e fundit tregojnë më së miri raportin sa të dashur dhe miqësor që ajo gëzon me ta./revistawho.com