Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it 11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment!  11/12/2025
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat 11/12/2025
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK? 11/12/2025
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK!  11/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

“Ne jemi popull që moralin e kemi të shtrenjtë, prandaj duam paradhënie. Sikur Jonida e ndjerë të ishte e pasur” – Nga Olti Curri

16/08/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
SHQIPERI/ Funerali ‘i turpit’ të një vajze, vetëm 25 vetë e përcollën Jonidën

Nëse Jonida do të kishte shpëtuar gjallë nga duart e Sokratit që e mbytën duke i marrë jetën për teka dashurie të një 65-vjeçari të lidhur me një vajzë 30 vite më të re, të kishte ikur, të bëhej e pasur edhe të kthehej në vendlindje, bashkëfshatarët dhe komshinjtë që sot nuk shkuan t’i hidhnin një grusht dhè, do ta dënonin me vdekje plakun që i mori rininë, mjaft që ajo t’i premtonte para.





14012201_10207062095494109_492264773_n

Pazarin e ndyrë të njerëzve që na rrethojnë, që peshore të çalë përdorin moralin, e ka qendisur që në 1956 autori Friedrich Dürrenmatt me “Vizita e damës plakë”, ku qyteti priti si mbretëreshë vajzën e varfër që e dëbuan vite më parë si prostitutë, vetëm se i prishte punë një tregtari me lekë që ishte i martuar dhe njëkohësisht përfitonte nga varfëria e vajzës së re për ta çuar në shtrat. Ajo ofroi një milion dollarë investim për qytetin dhe qytetarët, ish-tregtarin që dikur e respektonin, e dënuan me vdekje thjesht për një kapriço të ish-prostitutës hallexhije, tashmë miliardere. Kjo m’u kujtua sot, teksa lajmet flasin për historinë e trishtë.


Sikur të kishte një milion dollarë Jonida e re, ose ta dinte se do t’i bënte një ditë, skena do të ishte ndryshe, varrimi i saj do të ishte si ceremonia e vdekjes së një presidenti amerikan, ndërsa qivurin e Sokratit që sot e lartësuan si shtëpizën e fundit të një njeriu bamirës, do ta hidhin në greminë pa mëshirë.

Ne jemi një popull që moralin e kemi të shenjtë, më saktë të shtrenjtë, pikërisht për këtë kërkojmë paradhënie, pastaj ta lëpijmë bythën si të duash…

Tags: funeraliOlti Curri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Aplikacion për të mos shpërdoruar ushqimin

Aplikacion për të mos shpërdoruar ushqimin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera