Arbër Hajdarin e kemi parë si opinionist në dy edicionet e para të “BBV”. Pas përfundimit të edicionit të dytë më 6 maj, të gjithë po pyesin nëse do të jetë në “BBV3” dhe ai e ka të qartë përgjigjen.
Në një intervistë me Argjirën dhe Beniadën në “E diell”, ai theksoi se nuk e sheh veten në edicionin tjetër.
“Nuk e shoh më veten që të jem më pjesë e programit, mendoj që jo se edhe “Fundjava ndryshe” do angazhim të madh”.
Nëse jo Arbëri, kush do të ulet në karrigen e opinionistit? Mbetet për t’u parë.








