Nga “RevistaWho.Com“ / Fotot: Pirro Beati / Video: Henri Koçi / Hair & Make Up: Suela Çangu / Dekor: Iceberg Communication
14 histori “Shën Valentini”! Këtë i kërkova Fatmës dhe Alfios, një ditë pas fotove në studion e Pirro Beatit. “E ke seriozisht?!” – më tha Fatma, “ku i kemi ne 14 histori?”… Dhe më pas në kafen tonë të së dielës nisi një diskutim që përfundoi në një grup ‘whatsapp’-i me 365 a më shumë histori, nga ku ne besojmë se kemi zgjedhur më interesantet.
Ata janë çifti i momentit, të dy ‘supercool’ ose “shumë cute”, – siç më tha Afërdita Dreshaj këtë mëngjes “Shën Valentini” kur pa videon e realizuar nga Henri Koçi të postuar në instagram-in e “RevistaWho.Com”. Nuk i zgjodhëm ne në kopertinën e të dashuruarve, por lexuesit tanë, të cilët në një votim popullor, sërish në ‘instagram’, i vlerësuan si çiftin e duhur për këtë edicion. Dhe kaq! Tani lexoni 14 histori, që mund t’i kenë ndodhur secilit prej jush!
- Grindemi çdo mbrëmje kur duhet të zgjedhim një film për shkak të titrave. Unë dëshiroj të jenë në anglisht, ndërsa Alfio italisht.
- Gjatë udhëtimit në Cappadocia, në një pikë turistike, Alfio u ul në gjunjë sikur po më propozonte dhe qindra japonezë nisën të na bënin foto, derisa ju tha se ishte një shaka.
- Për ditëlindjen time Alfio ka marrë lulen time të preferuar në një kuti qelqi me vete nga Shqipëria në Turqi, vetëm e vetëm që të ma dhuronte atje, pa e vënë re unë.
- Alfio fle gjithmonë në çdo fluturim, madje dhe gërhet.
- Takimi i parë i Alfios dhe mamit tim ka qenë kur unë isha e shtruar në spital.
- Kemi humbur plot 3 orë në metronë e Parisit, derisa Alfio nisi të lexonte një hartë të qytetit.
- Kemi punuar një vit për të njëjtin televizion dhe nuk jemi takuar kurrë.
- Alfio ruan akoma letrën e paketimit të çajit të parë që kemi pirë bashkë.
- Kurse Fatma ruan një trendafil blu, të parin që i kam dhuruar dhe ajo ka bërë shoferen time për 6 muaj, pasi më kishin bllokuar patentën.
- Kur ne debatojmë, i vetmi njeri që mund të na pajtojë është mamaja e Alfios.
- Nuk degjojmë dhe nuk preferojmë të njëjtën muzikë. Në shtëpi vendosim dy këngë të ndryshme njëkohësisht.
- Një ndër gjërat që nuk do e harroj kurrë është një kovë me ujë të ftohtë që Alfio ma ka hedhur kur po bëja dush. Sigurisht që po këndoja!
- Nuk e kemi ‘password-in’ e telefonit të njëri-tjetrit.
- Gjatë një udhëtimi në dimër, jemi bllokuar tre orë në një pyll afër pistës së skive. / revistawho.com