Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“! 09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Në luftë me kancerin prej 2 vitesh, vajza surprizohet nga shokët e klasës

13/04/2019
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Në luftë me kancerin prej 2 vitesh, vajza surprizohet nga shokët e klasës

Programi “Dua të të bëj të lumtur” çeli puntatën e sotme me historië e një vajze të re e cila lufton çdo ditë për jetën. Kjo ishte historia e Kristinës që dy vite me përpara ishte diagnostikuar me kancer. Kur ishte në vitin e parë të gjimnazit ajo kishte filluar të ndjente lodhje dhe shqetësime në këmbën e majtë. Pas shumë konsultave mjekësore, Kristina kishte zbuluar që shqetësimet i vinin si pasojë e tumorit.





Familja e kishte dërguar në Itali që të operohej, por fatkeqësisht doktorrët për t’i shpëtuar jetën ishin detyruar që t’i prisnin këmbën pasi tumori kishte avancuar shumë. Kristina pas operacionit i ishte nënshtruar disa kimioterapive dhe muaj më vonë doktorrët kishin zbuluar disa njolla në mushkri. Ajo ishte nënshtruar një operacioni tjetër i cili kishte përfunduar me sukses.


Në studio kishin ardhur shokët e saj të gjimnazit me dëshirën për ta bërë të lumtur Kristinën dhe për t’i thënë se nuk është vetëm dhe se jeta pavarësisht pengesave dhe sfidave që na vendos përpara është gjithmonë e bukur. Krisitina rrëfeu vështirësitë që kishte kaluar dhe ndjenjat që e kishin shoqëruar gjatë gjithë kohës. “Kam menduar shumë pas operacionit të parë dhe shpesh herë thoja me vete se pse nuk vdiqa, se pse vazhdoj të jetoj. Por tashmë kam kuptuar që jeta është e bukur dhe kur ke forcë dhe dëshirë për të jetuar, ti mund të kalosh çdo vështirësi.”

E ftuar surprzë për Kristinën në program ishte këngëtarja e baladave hit, Fifi e cila u shpreh :“Edhe unë kam kaluar plot vështirësi në jetën time, por jo si ti. Ne jemi shumë të forta dhe tepër të guximshëm dhe nëse unë të duhem për ndonjë gjë do të jem aty për ty.” /revistawho.com

Tags: dua te te bej te lumturhistori
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Nëna i kërkon vajzës adoleshente që të shembin “muret” e krijuara midis tyre

Nëna i kërkon vajzës adoleshente që të shembin “muret” e krijuara midis tyre








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera