Përplasjes mes Dea Mishel dhe Luiz Ejllit duket se i është shtuar dhe një personazh i tretë. Ka qenë pikërisht Egla Ceno e cila i është bashkuar “sherrit” me anë të një deklarate në Instagramin e saj.
Egla, përmes një Insta Story, u shpreh se:
“Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi, gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh. Hajt pra: “Oj lulija jon’, oj lulija jon’, majdanozi bahet me limon, oj me limon.”
Për ata që se kanë ndjekur, përplasja nisi kur Dea reagoi në Instagram për dënimin me një vit burg të Luizit nga Gjykata e Fierit pak ditë më parë për falsifikim dokumentash. Dea e komentoi dënimin duke shkruar:
“Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Prostitcioni apo falsifikimi.”
Pas kësaj, Luizi reagoi me postimin e tij në Instagram ku shkroi se:
“Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”. Fotoja shoqërohej edhe me këngën “Oj lulija jonë me limona”.