Prej disa javësh ne media ka qarkulluar lajmi se moderatorja Jona Spahiu, është në pritjen e ëmbël. Bukuroshja e ekranit u përpoq shumë për ta mbajtu rë fshehë këtë gjë, aq sa vetëm pak ditë më parë u mësua se ajo është katër muajshe shtatzëne.
Ne rrjetet sociale Jona është përpjekur të mos e tregojë barkun, por në television kjo gjë vështirësohet. Në puntatën e fundit të emisionit “Pa Filtër”, moderatorja është fotografuar nga “Metropol24”, me barkun e rrumbullakosur. Pavarësisht se ajo përpiqet që ta mbajë me dorë për të mos rënë në sy, duket se barku është rritur aq shumë sa është e vështirë ta fshehësh.
Jonas së bashku me Frenklin kanë lajmëruar se muajin tjetër do të celebrojnë dashurinë e tyre./revistawho.com