Kryqëzimi i duarve me simbolin e shqiponjës është bërë hit në tërë botën pasi të premten dy futbollistët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat e shënuar kundër Serbisë me simbolin e shqiponjës. Nuk ka vonuar shumë dhe në ndeshjen e sotme një tjetër futbollist shqiptar Blerim Xhemalil, ka shënuar golin e avantazhit në pjesën e parë për Zvicrën. Në nder të lojtarëve shqiptarë, një kompani birre zviceriane, ka hedhur në treg shishen më të re ku kanë stampuar simbolin e shqiponjës. Krahas postimit të bërë në “Facebook”ata shkruajnë: “Sonte duam të fitojmë dhe të fluturojmë në raundin e dytë”./revistawho.com