Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…” 16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë… 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“Në një moment pata frikë…”, si ia doli Iliri ta mbante të fshehtë dasmën nga Emanuela

02/06/2022
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
EKSKLUZIVE / Ilir Shaqiri rrëfen dasmën surprizë dhe i jep përgjigjje të gjitha pyetjeve tuaja

Të shtunën e javës së kaluar Ilir Shaqiri mbajti një dasmë përrallore në Durrës duke kurorëzuar në martesë për herë të dytë dashurinë e tij me Emanuela Morinin. Gjithçka ishte surprizë për Emanuelën, e cila nuk e dinte që prej disa kohësh Iliri po përgatiste një dasmë. Në një intervistë ekskluzive për “Revista ëho”, Iliri tregon se nuk ka qenë e lehtë për të që ta mbante të fshehtë organizimin e dasmës pasi mediat nisën të shkruanin dhe në një moment pati frikë.





“Nuk ka qenë e lehtë për mua të mbaj një surprizë të tillë për 2 muaj duke organizuar një festë të tillë me “Ami Event”, me ndihmën e Ermalit, me ndihmën e Bleartit që na hapi dyert dhe me ndihmën e shumë personave që na mbështetën për të realizuar këtë ëndërr. Në një moment pata frikë sepse nga fundi prillit nisën disa portale të shkruanin që do ndodhi dasma dhe atë të shtunë unë ndodhesha në Durrës, postova foto duke peshkuar, i kënaqur që surpriza vazhdoi të mbetej surprizë. Përgatitjet e dasmës vazhduan dhe ja dolëm më së miri deri në momentin kur Emanuela doli në altar. Që Emanuela të bindej të vishte fustanet e nusërisë gjetëm pretekst që ne do paguheshim tek një event i disa atelieve dhe unë do shfaqesha me kostumin e Altin Micit, Emanuela me fustanet e “Ami Event”. Emanuelës nuk ia priste mendja fare që mund të ishte një surprizë e tillë. Kur pa nënën, motrën, Emilyn në altar krah kryetarit të bashkisë Erion Veliajt, u shtang. Ishte normale që do shkëputeshin lot nga sytë e saj dhe të them të drejtën dhe unë isha shumë i emocionuar, thashë ‘Ia dola’. Lumturia e saj ishte dyfish lumturia ime. Ky spektakël, sepse më pëlqen ta quaj të tillë, ishte ndërtuar në katër pjesë: 1.Zbulimi i surprizës, pritja nga Erioni dhe Emily në altar buzë detit. 2.Darka me Orgesën me bandin e saj të mrekullueshëm, më pas pata një surprizë nga mikesha e familjes Irma Libohova, së bashku me Valonin dhe Ermalin, pastaj me Genën dhe bandin e tij fantastik, me kërcime, me veshje tradicionale, me Napolonin, me kërcimin me mamin tim, sepse atë natë përsëritëm valsin e lumturisë të kënduar nga diva jonë Inva Mula, njësoj si në natën finale të “Big Brother VIP” dhe emocionet u përsëritën shumëfish më shumë. 3.Prerja e tortës me fishekzjarre dhe urimi i ditëlindjes së Emanuelës, e cila e kishte pikërisht në 28 maj. 4.Dhe pjesa e fundit buzë detit, me zjarre, me kitarë, me Valonin, me Ermalin, me Genën duke kënduar, duke shijuar pijet e fundit kështu që më mirë se kaq unë nuk besoj se mund të bëhej. Çdo gjë erdhi shumë natyrshëm si spektakël i vërtetë”.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Një mundësi për të filluar nga e para – Horoskopi i muajit Qershor për Gaforren

Një mundësi për të filluar nga e para – Horoskopi i muajit Qershor për Gaforren








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera