Normalisht ideja e një cope torte 40-vjeçare nuk është aspak e këndshme, por kjo nuk është tortë normale. Është torta e dasmës së Princeshë Dianës dhe Princit Charles, e cila ka dalë në ankand për 700 dollarë. E mbështjellë me një qese plastike dhe e ruajtur për 40 vite, torta nuk është e këshillueshme të konsumohet.
“Ka qëndruar në të njëjtën gjendje, por ne këshillojmë të mos hahet”-tha Chris Albury, që merret me ankandin.
Torta iu shit një koleksionuese në vitin 2008 dhe tani po del në ankand pas 40 vitesh nga dasma e Dianës dhe Charles. Princesha dhe Princi i Wales u martuan në Katedralen St Paul në 29 korrik 1981. Çifti u ndanë 11 vite më vonë në 1992 dhe firmosën divorcing në 1996.