Ermal Mamaqi ka promovuar mbrëmjen e sotme librin e tij të parë “Në garë me veten”, në një event me të ftuar të shumtë nga bota artit e biznesit. “Në garë me veten” është një libër motivues që nxit lexuesin të bëhet versioni më i mirë i vetes prandaj dhe Ermali dha një mesazh të fuqishëm duke cekur edhe kritikat që ka marrë ditët e fundit. Ermali u shpreh se pavarësisht paragjykimeve ai ka ecur përpara, ashtu siç duhet të veprojnë të gjithë.
“E dija që njerëzit do më paragjykonin, si për çdo gjë që unë bëj. Por nëse këto do më interesonin, nuk do isha këtu ku jam sot. Nuk e kuptova ç’ishte gjithë kjo herezi se ne jemi rritur me librat e shkrimtares së dashur Adelina Mamaqit”, tha Ermali.
Ermali tregoi dhe një histori sesi Vera Grabocka ka qenë ajo që e ka nxitur t’i futej prezantimit duke parë potencialin e tij.
“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh Dancing with the stars me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot, do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh). Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi. Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali.








