Alba Hoxha sapo pranoi se është në një lidhje dashurie, ose të paktën këtë ka dashur të kuptojnë fansat e saj me postimin e fundit në ‘Instagram’. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet një kuti me trëndafila ku shkruhet ‘I Love You’, bashkë me një pusull: “Ti je dashuria e jetës time. Të dua”.
Balerina paska pritur deri sot që të pranojë se është e dashuruar, por nga personi që i ka marrë zemrën na zbuloi vetëm shkronjën e para të emrit që qenka ‘K’. Se kush është djali që fshihet pas kësaj dhurate, kushedi kur do e marrim vesh, por deri atëherë mjaftohuni me inicialin e emrit të tij./revistawho.com









