Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Në shportën e Panairit të Librit, çfarë porositëm të dielën

15/11/2020
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Në shportën e Panairit të Librit, çfarë porositëm të dielën

Në këtë vit, ku çdo gjë ka ndryshuar, ndryshoi dhe Panairi i Librit. Në mungesë të takimit të madh të përvitshëm, tashmë kemi një aplikacion për blerjet e librave me ulje çmimi, që shkarkohet shumë kollaj. E gjeni në app-store “Panairi i Librit” dhe është gjëja më e thjeshtë në përdorim, ka të rreshtuara gjithë shtëpitë botuese shqiptare, ku mund të zgjidhni librat tuaj. Pagesën e bëni kur të mbërrijnë në shtëpi, vetëm një ditë më pas. Por mund të zgjidhni dhe Librarinë Adrion, që këto ditë në shkallët e Pallatit të Kulturës ka organizuar një “mini panair”, ku mund të blini libra në shqip dhe në gjuhë të huaj me ulje fantastike. Keni dhe librarinë Bookland, në ETC: e sapo hapur, në katin e tretë, ka dhe një ballkon dhe gjatë gjithë nëntorit aty zhvillohen takime me shkrimtarë dhe përkthyes, ku blerësit mund t’i marrin librat me autografë në kushtet maksimale të sigurisë për shëndetin. Sigurisht dhe këtu gjatë gjithë nëntorit me ulje çmimi.
Për ta bërë më të thjeshtë zgjedhjen, ne të revistës “Who” kemi menduar t’ju vijmë në ndihmë me “shportën e Panairit të Librit”, duke bërë çdo ditë zgjedhjet tona, që mund të jenë dhe tuajat. Na ndiqni!





Një botim i ri
“Fate dhe shtrëngata”
Lauren Groff
Botimet “Dudaj”
“Çelësi i një martese nuk është e vërteta, por sekreti”, do mjaftonte kjo fjali që libri të kthehej në një magnet për shumë lexuese. E megjithatë, është më shumë sesa kaq, nuk është një libër – telenovelë për gra, por romani i vlerësuar si më i miri i vitit nga Barack Obama, kurse aurorja Groff ka marrë bekimin e vetë Stephen King. “Një nga kënaqësitë që të ofron ky libër janë të papriturat. Lauren Groff di si ta shndërrojë çdo fjali në një uragan të vogël”, ka shkruar “The New York Times”. Dhe na mjaftojnë kaq arsye për ta zgjedhur dhe për t’i dhuruar vetes një lexim të mirë.


Një për të na kthyer poezinë
“Ndjenja e kohës”
Giuseppe Ungaretti
Botime “Pegi”
Një poezi e mirë ndonjëherë ka peshë sa disa romane bashkë. Ata që ende nuk e kanë humbur poezinë në jetën e tyre, e kanë festë botimin në shqip të këtoj vëllimi, përkthyer nga Aida Baro. Ungaretti është një prej poetëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX dhe njihet si njeriu që hodhi themelet e hermetizimit, një rrymë letrare që solli një tjetër frymë dhe formë në mënyrën e të krijuarit poezi. “Ndenja e kohës” është vëllimi i tij i dytë poetik dhe temat që rrok në këtë vëllim nisen nga njeriu, nga jeta si mister.

Një për ata që nuk duan letërsi
“Sapiens. Një histori e shkurtër e njerëzimit”
Yuval Noah Harari
Botart
Njëqind mijë vjet më parë të paktën gjashtë lloje humanësh popullonin botën. Sot është vetëm një. Ne! Homo sapiens-i. Si ia doli lloji ynë të fitonte betejën për të dominuar mbi të tjerët? Pse u bashkuan paraardhësit tanë foragjerë për të krijuar qytete dhe mbretëri? Si ia dolëm të besojmë në perëndi, kombe dhe të drejtat e njeriut; të besojmë paranë, librat dhe ligjet; dhe të skllavërohemi nga burokracia, oraret dhe konsumerizmi? Si do të jetë bota jonë në mijëvjeçarin që vjen? Profesori Yuval Noah Harari te “Sapiens” përmbledh gjithë historinë njerëzore. I guximshëm, gjithëpërfshirës dhe ngacmues, Sapiensi harmonizon historinë dhe shkencën për të sfiduar çdo gjë që mendonim se dinim rreth të qenit njeri: mendimet, veprimet, trashëgiminë dhe të ardhmen tonë.

Tags: Panairi i Librit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Hilary Duff dikur mendonte se po të bënte seks do mbetej shtatzënë

Hilary Duff dikur mendonte se po të bënte seks do mbetej shtatzënë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera