Angelina Jolie po i mban fëmijët të informuar rreth politikës së vendit të saj. Aktorja 45-vjeçare, nënë e gjashtë fëmijëve, është shfaqur në numrin e ri të revistës “British Vogue” me një foto të shkrepur kur po zhvilloheshin zgjedhjet në SHBA.
Në foto Jolie shfaqet duke ndjekur zgjedhjet presidenciale bashkë me katër fëmijët: Vivienne, 12 vjeç, Zahara, 16 vjeç, Shiloh, 14 vjeç dhe Knox, 12 vjeç.
Jolie, e cila është nënë edhe e Maddox, 19 vjeç dhe Pax, 17 vjeç, tha për revistën se ndihet e bekuar që fëmijët e saj janë të kulturave të ndryshme.

“Ata janë nga e gjithë globi. Mad është nga Kamboxhia, ajo është shtëpia e tij, por ai është edhe qytetar amerikan. Për të është e rëndësishme të shkojë atje, gjithashtu edhe për motrat e vëllezërit e tij. Jemi shumë të bekuar që kemi një familje me kultura të ndryshme. Kështu po mësojmë nga njëri-tjetri”-tha Jolie.
Aktorja dha edhe një këshillë që prindërit të rrisin fëmijë të ndërgjegjshëm për shoqërinë.








