Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori! 23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV  23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë! 23/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë! 23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont! 23/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Në shtëpinë e Irma Libohovës: Mirë se vini në oazin e paqes sime

18/06/2017
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A

Ylli i muzikës shqiptare, në një rrëfim për hapësirën personale, ku qesh e qan, ku këndon e gatuan…






Nga Eraldo Rexho / Fotot: Endrit Mërtiri
Shtëpia e Irmës, është një vilë e vogël, e këndshme, strukur mes të tjerash, përfund pishave që i aviten qiellit. Ajo rrethohet nga një oborr i bollshëm, stolisur prej lulesh shumëngjyrëshe e aromëndjellëse. Oborri i pasmë është një oaz paqeje, ku zhytesh në ëndrra të pafundme e kujtime të ëmbla. Mes gjelbërimit e barit të gjelbër, vazot e thyejnë unitetin e fijeve të prera njësoj, ashtu si retë e bardha blunë e thellë. Është vetë këngëtarja që kujdeset për to, iu heq gjethet e thara, i vadit, i pastron, i vë në hije, e mandej iu ndërron vazot, e herë-herë edhe vendet. Përtej “kopshtit të Edenit”, ndihet tundja e valëve të detit që herë pas here përqafojnë bregun. Kjo, është zhurma që ia del ngaherë të ritmojë me frymëmarrjen, të tërheqë qetësinë. Është një shtëpi plazhi, ku mund të ndjesh dorën e kujdesshme të një gruaje, shijet e holla të një artisteje dhe harmoninë e një familjeje që kalon aty, mbrëmje pa fund mes të qeshurash, me tingujt e muzikës që të ftojnë në vallëzime, shfletime librash që të çojnë në të tjera kohë e mbamendje. Sapo hap derën, e ke shumë të lehtë të imagjinosh njerëzit e ulur rreth tavolinës, bisedat e këndshme, aromën e familjes që e shtrin pushtetin në çdo qoshk e cep. Për Irmën, kjo është foleja ku shpirti gjen qetësi, larg zhurmës së kryeqytetit, larg kaosit shqiptar.
Në arredim, vihet re prania e ngjyrave të ndezura. Në këndet e saj mbizotërojnë e kuqja, portokallia, e bardha, e verdha. Me elegancën që një piktor përdor penelin, ajo ka shtënë nëpër dhomat e saj të gjitha nuancat që i sjellin hare. E me gjithë dëshirën për të pasur secilën prej tyre, ‘kaosi’ i ngjyrave ka sjellë rendin e vet, duke krijuar ambiente të paqta, ftuese dhe të këndshme jo vetëm për syrin.
Ndonëse ka vite në skenë dhe shumë prej nesh janë rritur me emrin e saj, Irma na pret dhe na shpjegon çdo gjë. Pa u lodhur, na i hap të gjitha dyert e të gjitha dhomave, në të dyja katet. Bisedën e nisëm në oborr, e herë-herë, ajo ndërpritet nga përshëndetjet e kalimtarëve. Ajo nuk bezdiset as nga sytë kureshtarë, as nga përshëndetjet në çastin e papërshtatshëm. Iu përgjigjet atyre me të njëjtën buzëqeshje, ndërsa na shpjegon jetën e saj brenda kësaj shtëpie. Aty ajo lexon, këndon, dëgjon muzikë, gatuan, kërcen, pi kafenë e mëngjesit dhe ulet në ballkon mbrëmjeve me një gotë verë. Është foleja ku kalon 6 muaj të vitit, pasi për të nuk mjafton vetëm një stinë pranë detit. Rrëfimi i saj, nis aty…

Sa kohë kaloni në shtëpi?
Duke qenë se shtëpinë e konceptoj si folenë ku gjej rehatinë e shpirtit, më pëlqen të kaloj kohë në të. Nuk mërzitem edhe nëse jam vetëm, dëgjoj muzikë, këndoj, gatuaj. Kam gjithmonë diçka me çfarë të merrem në shtëpi.
Cili është këndi juaj i preferuar?
Kam krijuar studion time, si në Tiranë, ashtu edhe këtu në shtëpinë e plazhit. Mbyllem aty dhe jam vetëm unë përballë vetes, dëgjoj muzikë, lexoj, krijoj. Aty gjej qetësi.
A merret Irma me punë shtëpie?
Sa herë kam kohë të lirë, u hyj me themeli punëve të shtëpisë. Më së shumti më pëlqen të gatuaj, po nuk është se nuk ia them edhe nga punët e tjera. Megjithatë shumë pak bëj. Angazhimet si këngëtare e ‘live’-t nëpër gëzime familjare, më kanë detyruar që të marr dikë për ndihmë.
Përmendët pak më lart gatimin… A mblidheni për dreka e darka në shtëpi?
Ooo, kjo është pjesa që unë kam shumë qejf, të gatuaj për njerëzit e mi të dashur: djalin, motrat, nënën, bashkëshortin. Ne jetojmë të gjithë në një vilë dhe hera-herës bëhemi vizitorë të njëri-tjetrit.
Domethënë e keni të mirë marrëdhënien me kuzhinën?
Të mirë the? Shumë të mirë madje! Kam 77 makina, kombinate, 200 libra me receta gatimi dhe një dëshirë shumë të madhe për të eksperimentuar në këndin e gatimit.
Ndiheni mirë me stilin që keni zgjedhur në arredimin e shtëpisë?
Sigurisht, për sa kohë nuk e kam ndryshuar. Me thënë të drejtën, në fakt, dikur më pëlqenin shumë ngjyrat dhe doja që çdo hapësirë në shtëpi të ishte e ‘ngjyrosur’, pse jo, edhe me ngjyra të forta. Ndërsa kohët e fundit kanë filluar të më pëlqejnë më shumë ngjyrat e qeta, nuancat e së bardhës, ngjyrës së drurit.
Duket se shtëpinë e plazhit e keni bërë siç keni dashur vetë… Vini shpesh këtu?
Gjashtë muaj të vitit i kalojmë këtu dhe gjashtë muaj në Tiranë. Kam nevojë për qetësinë që më jep deti, jo vetëm në një stinë të vitit.
Shoh që keni shumë lule në oborr… Ju kujdeseni për të gjitha?
Lulet dhe kafshët janë pika ime e dobët. Sigurisht, nuk jam e vetmja që kujdesem për to. Edhe Besniku është shumë i përfshirë.

MUZIKA
Dhe ja ku vjen edhe një lajm i mirë për të gjithë artdashësit e Irmës. Shumë shpejt ylli i muzikës shqiptare do të kthehet me disa materiale interesante. “Është e vërtetë që kam kohë që bëj mungesa, por kjo, për shkak se kërkoj gjithmonë më të mirën dhe asnjëherë nuk bindem. Më së fundmi kam vendosur të disiplinohem dhe të bëj si fillim një sistemim të materialeve të mia. Pas kësaj do punoj mbi materialet që kam ruajtur, ato që s’i kam nxjerrë ende”, – përfundon këngëtarja e dashur e skenës sonë.


Shtator 2014

Tags: Irma LibohovaShtepiaVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post

Garko në Tiranë, vjen të kurorëzojë Miss Universe Albania

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera