Ndonëse dielli nuk u tregua plotësisht besnik, kjo që sapo lamë pas është fundjava e parë e pranverës. Të shumtë ishin ata që braktisën të shtunën e të dielën qytetet, për t’u relaksuar pranë detit apo për të shijuar natyrën. Sigurisht që jo të gjithë kanë qenë kaq me fat, për t’i ikur punëve, por shumica ia kanë dalë. Të paktën kjo kuptohet duke parë rrjetet sociale, nga ku kanë lulëzuar fotot e “qejfit” të fundjavës. Kështu ka ndodhur edhe me disa prej personazheve tanë të famshëm. Zbuloni më poshtë se ku e kaluan ata këtë fundjavë:
RUDINA MAGJISTARI
Me bashkëshortin sportist dhe vogëlushen e saj Mia, Rudina dje ka udhëtuar në jug-lindje të vendit. Drejtuesja e programit “Rudina” në TV Klan e ka kaluar të dielën në zonat e bukura që gëzon qyteti i Pogradecit. Si Rudina ashtu edhe Xhavit Bajrami kanë përshëndetur miqtë me këtë pozë nga Driloni.
SONI MALAJ
Duke qenë se prej pak ditësh ajo ka hedhur në treg baladën e saj “Përgjithmonë”, i duhet përkushtim të promovojë materialin e saj. Soni Malaj ishte e ftuar për të performuar ditën e djeshme, në programin e Gjebreas “E diela Shqiptare”. Ajo duket tërheqëse si gjithnjë.
REZARTA SHKURTA
Hera po rritet dhe ato të dyja po bëhen shoqe, që bëjnë bashkë gjëra “gocash”. Rezarta Shkurta dhe vogëlushja e saj këtë fundjavë kanë qëndruar në Tiranë, por për t’u çlodhur. Ato kanë shkuar bashkë në një qendër bukurie dhe relaksi, e ja tek shihen të dyja teksa konsumojnë nga një filxhan çaj.
ZAIMINA VASJARI
Duket se Zaimina nuk lodhet kurrë nga deti. Megjithëse gati gjithë dimrin e kaloi sa në bregdetet e Dubait në ato të Maldives, këngëtarja seksi edhe këtë të dielë shkoi sërish pranë detit. Kësaj here Zai ka zgjedhur bregdetin shqiptar, veshur sport pasi koha e rrobave të plazhit është akoma larg.
SINAN HOXHA
https://www.instagram.com/p/BRQO2brDTnE/?taken-by=sinanhoxha_
Çudi do të ishte që ta shihnim Sinan Hoxhën duke u çlodhur pardje ose dje. Dihet se ai tanimë prej vitesh, çdo fundjavë e ka të zënë me koncerte sa në një shtet në tjetrin. Angazhimet nuk e lejojnë këngëtarin të kalojë fundjava familjare, por ai e kompenson në ditët e tjera. E diela e ka gjetur këngëtarin në Austri.
ERIK FULLANI
Në fakt djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, që nga mesi i javës së kaluar ka udhëtuar drejt Budvas, në Malin e Zi. Nuk dihet se me kë ka shkuar të kënaqet atje Erik Fullani, por nga fotot e publikuar shihet se po i shijon shumë ditët e tij të pushimeve pranverore./ revistawho.com