Pas ndarjes nga miliarderi Hassan Jameel, Rihanna ka nisur një romancë me reperin Asap Rocky. Të dy prej vitesh kanë qenë miq të ngushtë dhe së fundmi vendosën ta çonin më tej se kaq miqësinë e tyre. Mediat e huaja shkruajnë se lidhja e çiftit është bërë serioze dhe Rihanna e ka ftuar Asapin në vilën e saj private në Barbados.
Reperi është parë në aeroportin e Barbadosit me një valixhe. Miqtë e Rihannës janë shprehur se ajo është shumë e lumtur me lidhjen e re.
“Kjo tregon se ajo është shumë e lumtur me të. Rihanna e do shumë familjen prandaj fakti që e ka ftuar në shtëpinë e saj do të thotë shumë”-thanë miqtë.








