“Mirë me vjehrrën, mirë me burrin”-thotë një shprehje e duket se Selvija e ka zbatuar me përpikmëri. Bashkëshortja e Shpat Kasapit ka treguar se ajo me vjehrrën kanë një marrëdhënie shumë të mirë e kjo falë komunikimit të tyre, që ndonëse nuk është perfekte, ka tolerime dhe mirëkuptime.
Selvija tregon se e ëma e Shpatit i është bërë si nënë e dytë dhe i shfaq vetëm anët pozitive, duke dhënë edhe disa këshilla për vajzat.
“Po, jetoj me mamin e Shpatit e per mua eshte bere nene e dyte. Asnjehere s’do kisha pranuar qe te jetoj vet nese partneri i ka prinderit e sidomos qe mami eshte ekstrem e edukume, e emancipume qe ma kupton boten e me perkrah me aq sa ka mundesi. Besomë qe sa do rehat te duket te jetosh vet, ne fillim te krijimit te familjes gjithmone me te moshuarit kane impakt te mire. Mirepo duhet ta kuptojme dhe ne boten e tyre. Askush nuk eshte perfekt, secili nga ne ka mangesi, por kur ke prane vjehrri qe t’i shfaqin anet pozitive e te bejne si vajzen e tyre atehere natyrshem te shtohet dashuria. Une pa mamin s’do isha ketu ku jam sot. Por gjithkush i ka arsyet e veta dhe secili e di vet si do te jetoj. Mjafton te keni lumturi ne cift”, shkruan Selvija.








