Nëna e Ergi Dinit rrënqeth me fjalët prekëse: Nuk ndalem dhe më zemër të vrarë Ditën e djeshme teksa të gjitha nënat në mbarë botën morën urimet nga fëmijët e tyre, nëna e Ergi Dinit, Mimoza Dini, i ka munguar më shumë se kurrë ky urim. Djali i saj u shua tragjikisht pas një aksidenti të rëndë dhe nëna e tij i kujton këto momente të vështira nëpërmjet disa vargjeve që të rrënqethin mishin. “Mos luaj me mua
O erë e marrë
Të vrapoj në shtegun tim
S’më ndalon dot edhe pse gjoksin e kam të çarë
Po të rrëzohem ngrihem prapë.
Mos e provo të më ngrish o acar
Se akujt ti shkrij në çast
Nuk ndalem dhe më zemër të vrarë
Për fëmijët dhe vdekjen e vras…” /revistawho.com