Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit 20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur! 20/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Nëna më dhunonte, miqtë më tradhtuan”/Johnny Depp rrëfen plagët e jetës

06/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Nëna më dhunonte, miqtë më tradhtuan”/Johnny Depp rrëfen plagët e jetës

Jeta e Johnny Depp ka qenë e mbushur me sfida të mëdha, që nga fëmijëria e dhunshme e deri te përballja publike me akuzat e ish-bashkëshortes Amber Heard, të cilat ndikuan thellësisht në karrierën dhe jetën e tij personale.





Në një intervistë të fundit për The Telegraph, aktori 62-vjeçar foli hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me nënën e tij, Betty Sue Palmer, e cila ndërroi jetë në vitin 2016. Ai e përshkroi atë si “të paparashikueshme, agresive dhe shpesh të dhunshme”, duke kujtuar momentet kur ajo e dhunonte fizikisht.

“Ajo më godiste me një shkop të mallkuar, me këpucë, me tavëll duhani, me telefon, nuk kishte rëndësi,” rrëfeu aktori.

Megjithatë, Depp thotë se kjo përvojë e dhimbshme ka shërbyer si mësim për mënyrën se si ai vetë është sjellë si prind.


“Por e falënderoj për këtë. Ajo më mësoi se si të mos i rrisja fëmijët e mi. Të bëja pikërisht të kundërtën e asaj që ajo bëri me mua.”

Aktori, që ka dy fëmijë me këngëtaren franceze Vanessa Paradis, është shprehur edhe më parë për fëmijërinë e tij traumatike, veçanërisht gjatë padisë për shpifje kundër Amber Heard, në të cilën mohoi akuzat për abuzim.

Përveç luftës personale, Depp kujton edhe momentin kur u largua nga universi i “Fantastic Beasts”, një goditje tjetër pas shpërthimit të skandalit publik me Heard.

“Ndërsa po bëja filmin, ata më thanë: ‘Duam që të largohesh.’ Por, ajo që ata donin vërtet, ishte që unë të hiqja dorë nga aktrimi.”

Aktori tregoi se ndonëse ndihmoi shumë njerëz në jetën e tij, disa prej tyre e braktisën në momentet më të vështira. Ai përmendi konkretisht tre miq të ngushtë që, sipas tij, e tradhtuan:

“Ajo që më dhemb më shumë është se tre persona që ishin në festat e fëmijëve të mi dhe i hidhnin në ajër më tradhtuan,” tha ai. “I kuptoj ata që nuk më qëndruan pranë, sepse gjëja më e frikshme për ta ishte të bënin gjënë e duhur.”

Një tjetër zhgënjim i madh për të ishte ish-menaxherja e tij, Tracy Jacobs, me të cilën kishte bashkëpunuar për 30 vite. Ajo jo vetëm që u largua, por edhe dëshmoi kundër tij në gjyq, duke deklaruar se studios e kishin të vështirë ta punësonin për shkak të sjelljes së tij në xhirime.

Sot, pavarësisht gjithçkaje, Johnny Depp thotë se vijon të mbrojë artin e tij dhe të luftojë për të vërtetën:

“Unë vazhdoj të luftoj, pavarësisht plagëve të së kaluarës.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen
Breaking News

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen

21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 
Breaking News

Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 

21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…
Breaking News

Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…

21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!
Breaking News

Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!

20/12/2025
Nuk mund të kesh miqësi me ish-in? Robert Berisha foli për Norën dhe na tha të kundërtën!
Breaking News

Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni!

20/12/2025
Next Post
Inva Mula zbulon sa është paguar në Hollivud për filmin legjendar “The Fifth Element”

Inva Mula zbulon sa është paguar në Hollivud për filmin legjendar "The Fifth Element"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera