Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është bërë nënë për herë të parë. Eleni ka sjellë në jetë një djalë nga lidhja me Alberto Botia. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, ndërsa këngëtarja nuk ka reaguar ende.
Eleni e dha lajmin e shtatzënisë në nëntor dhe barkun e rrumbullakosur nisi ta tregojë vetëm muajt e fundit. Në një intervistë për “Vogue”, Eleni tha se dëshiron të rrisë një fëmijë që ta dijë si është mos t’i kesh të gjitha, teksa rrëfeu dhe vuajtjet e saj në të kaluarën.
“Në moshën trembëdhjetëvjeçare shpërndaja fletushka në rrugë. Duhej të mbijetonim. Unë do të rris një fëmijë që nuk do të duhet ta bëjë këtë për të mbijetuar. Por unë dua t’i mësoj atij se është në rregull të mos i kesh të gjitha. Dua ta dijë që për të pasur diçka duhet të punojë shumë, ashtu siç kam punuar shumë për t’i ofruar atë që do t’i ofroj”.