Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Nënës i bien të fikët tek “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani: Ja prapaskenat e përballjes dramatike

11/01/2016
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A

Pas rastit të djeshëm të prezantuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare”, Eni Çobani sqaron në një komunikim me “revistawho.com”, gjithçka ndodhi në transmetim dhe jashtë tij. Avokatja që ka si synim pajtimin mes qytetarëve që janë në konflikt, thotë se këtë rast e ndjek që prej muajit maj të vitit që lamë pas.
Zonja Eni, prej sa kohësh e ndiqnit historinë që u prezantua dje në program? I frikësoheshit kësaj përballjeje?
Që në muajin maj të vitit 2015 kam rënë në kontakt me çiftin Feride dhe Edmond, të cilët të sapokthyer nga Greqia dëshironin të zgjidhin konfliktin e pronës me djalin e Ferides nga martesa e parë, Eltonin. Bëhet fjalë për një pronë të blerë nga Ferideja në Fier-Shegan, e cila ia kaloi të birit për ta shkëmbyer me një tokë tjetër të fituar nga ai përmes ligjit 7501, për kthimin dhe kompensimin e pronave. Kjo pronë me vlerë 10 mijë euro, është blerë nga Ferideja dhe i shoqi, por Eltoni e mohon këtë dhe thotë që e ka blerë vetë pronën, megjithëse ai nuk kishte dokumenta dhe nuk mund të kthehej në Shqipëri. Deri në ballafaqimin e djeshëm, Ferideja nuk besonte që Eltoni do t’ia mohonte këtë gjë, por kur e pa dhe e dëgjoi vetë, nuk u përmbajt dot dhe i ranë të fikët. Ishte një situatë shumë e rëndë për ne, kjo ishte edhe arsyeja pse unë i frikësohesha kësaj përballjeje. Deri në momentin e fundit, unë nuk e kam pritur që Eltoni do të vinte në studio. Më është dashur të bëj dhjetëra takime e telefonata me të, për ta bindur që të vinte në këtë seancë ndërmjetësimi me dëshirën time të mirë që të pajtohej me të ëmën. Por ai nuk donte, gjatë gjithë kohës më thonte se e mohonte Feriden si nënë.
Sa të vështirë e patët menaxhimin e situatës?
Ishte shumë e vështirë. Si unë, ashtu edhe bashkëpunëtori im në këtë mision, Ardit Gjebrea, e vetmja gjë që nuk duam janë skena si ajo që pamë dje. Ne jemi aty për t’i pajtuar dhe për t’i shëruar zemrat e të gjithë shqiptarëve që kanë probleme. Dëshirojmë që zgjidhja të bëhet brenda familjes, pa përfunduar në dyert e gjykatave, por fatkeqësisht dje nuk u arrit.
Si do të vazhdojë historia? A do ta ndiqni ju më tej këtë histori?
Sigurisht që do ta ndjek. Unë do të jem në krah të Ferides dhe bashkëshortit të saj Edmond në sallën e gjyqit përballë Eltonit, duke kërkuar të drejtën që i takon asaj nëne dhe gruaje të vuajtur, që ka punuar shumë për t’i siguruar një jetesë më të mirë fëmijëve, duke përfshirë edhe Eltonin.
A keni kontaktuar pas programit me zonjën Feride? Po me Eltonin?
Eltoni e ka të fikur telefonin. Ndërsa me Feriden kam folur dhe fatmirësisht tani është mirë nën mbikqyrjen e mjekëve, sepse ajo nuk ka vetëm një por disa probleme të rënda shëndetësore.
Cili është problemi që hasni më shpesh mes shqiptarëve në këtë mision tuajin?
Padiskutim prona. Dhe ky është një problem që shteti shqiptar duhet t’i japë një orë e më përpara zgjidhje. Moszgjidhja e këtij problemi sjell konflikt, agresivitet, ndërsa kthimi i pronës tek i zoti do të bëjë që demokracia në këtë vend të funksionojë ashtu siç duhet.





RASTI

Rubrika “Shihemi në gjyq” me Eni Çobanin, ka sjellë dje tek të gjithë shqiptarët një përballje plot tension mes nënës Feride dhe djalit të saj, Elton. Gjatë debatit të ashpër, nënës i kanë rënë të fikët. Sherri mes nënës dhe djalit ishte për një çështje prone. Konflikti mbi lekët e pronat ishte pjesë e zjarrtë e debatit mes nenës dhe djalit që nuk flisnin prej 4 vitesh. Në seancë djali mohoi se nëna e ka rritur me 100 mundime, u shpreh se nëna ka pirë ilaçe kot më kot gjatë gjithë jetës, dhe se atë familja e ka përdorur si “yzmeqar”. Nëna Feride mohoi çdo fjalë të djalit duke thënë se ka bërë operacione në gjoks dhe kurriz, plot 11 të tilla dhe se djalin që e ka rritur me mundime e ka dashur njësoj si dy djemtë e tjerë nga martesa e dytë. Por Eltoni (djali nga martesa e parë) u shpreh se nëna e ka përdorur vetëm për t’i marrë para, ndërsa Ferideja bërtiste se, ajo ka punuar duke pastruar banjot e grekëve në shtetin fqinj për t’i dhënë bukën e gojës. Ka qenë ky momenti kur ajo e pyet të birin nëse ka të drejtë dhe ai shprehet ‘Jo’. Nena rrëzohet në tokë pa ndjenja dhe emisioni rifillon pas publicitetit. Nëna Feride shprehet se pranon se mund të ketë bërë gabim në blerjen e pronës, por nuk pranon dot faktin se djali gënjen në çdo fjalë që thotë ndaj saj. Zonja Eni që kryesonte seancën e pajtimit, u shpreh se dhe Eltoni u largua në gjendje të rëndë psikologjike nga spektakli.


Tags: eni cobaniShihemi ne Gjyq
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Fjolla Morina fut dhe Alahyan në diet

Fjolla Morina fut dhe Alahyan në diet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera