Shumica prej jush me siguri i kanë mbyllur ‘hesapet’ me plazhin që në verë, por për Floriana Garon nuk vlen e njëjta gjë. Moderatorja e njohur ka vendosur që pushimet t’i bëjë në vjeshtë. Disa minuta më parë me anë të një video të shkurtër të publikuar në ‘Instagram’, ajo ka zbuluar se ka nisur pushimet pranë detit. Emri i vendit ku po pushon ende nuk dihet, por nga pamjet duket qartë që është një destinacion tropikal.
Edhe pse jemi aktualisht në fund të vjeshtës, ka vende në botë që ofrojnë ngrohtësi në çdo stinë të vitit dhe bukuroshja e ekranit ka gjetur hapësirën për ta shijuar këtë periudhë në mënyrë të veçantë./revistawho.com