Orizi është i pasur me vitamina sidomos ato B-kompleks, me fibra dhe bën të mundur nxjerrjen e ujit të tepërt nga trupi.
Mëngjesi: 50 gr oriz kokërrgjatë dhe 150 gr mollë pure
Përgatitja: Zihet orizi dhe i shtohet pureja e mollës, me pak kripë dhe pak vaj ulliri.
Dreka: 50 gr oriz, 150 gr mish pule, supë perimesh.
Darka: 50 gr oriz të zier në ujë, sallatë nga gjysmë kastraveci, lëng limoni, kripë, piper dhe kopër.
Personat që nuk e hanë mishin e pulës apo janë vegjetarianë mund ta zëvendësojnë atë me kungull.
Përsëriteni këtë dietë për 5 ditë dhe do të keni ndryshime të dukshme në peshë.
Pini shumë ujë gjatë këtyre ditëve.
Mos konsumoni asgjë tjetër që nuk është parashikuar në dietë.
Kafen dhe/ose çajin konsumojeni pa sheqer.
KUJDES! Dietat që mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha nuk janë aspak të shëndetshme, pavarësisht përbërësve të shëndetshëm që mbartin. Konsultohuni më parë me mjekun ose dietologun sepse trupa të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme.