Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Nëse doni të dukeni me klas këto 10 gjëra nuk duhet t’i bëni kurrë

07/05/2022
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nëse doni të dukeni me klas këto 10 gjëra nuk duhet t’i bëni kurrë

Anna Bey, konsulente imazhi dhe influencere e cila i mëson vajzave dhe grave sesi të duken elegante dhe me klas, së fundmi ka dhënë 10 këshilla shumë të vlefshme që çdonjëra duhet t’i ketë parasysh.





1.Nëse jeni bjonde, kurrë mos mbani tone të verdha ose portokalli në flokët tuaj. Nëse doni të dukeni me klas dhe me nivel, sipas Annës flokët tuaj duhet të mbajnë një ngjyrë dhe rrënja e flokut nuk duhet të duket.


2.Mos mbani lidhëse flokësh rreth kyçit. Edhe pse është një detaj i vogël, Anna thotë se diçka e tillë e ul nivelin e një vajze që do të duket klas.

3.Kujdes me fondatinën. Anna sugjeron të zgjidhni me kujdes fondatinën që do të vendosni në fytyrë në mënyrë që të përshtatet me ngjyrën e lëkurës suaj dhe jo të bëjë kontrast me qafën.

4.Anna thotë se një vajzë me klas nuk duhet t’i ketë kurrë majat e flokëve të djegura këshu që sugjeron t’i prisni sa më shpesh tek parukierja. “Sado që ti duash flokët e gjata, më beso do dukesh më me nivel dhe me klas nëse i pret ato majat e djegura”-shprehet Anna.

5.Kujdes me sjelljen. Vajzat shpeshherë përqëndrohen tek pamja, por harrojnë sesi flasin, si lëvizin, si sillen etj. Anna këshillon të silleni me elegancë përndryshe sado bukur dhe me klas të jeni veshur, gjithçka humbet.

6.Kujdesuni për higjenën e gojës. Kur flisni, sytë e dikujt shkojnë menjëherë tek buzët dhe goja prandaj dhëmbët tuaj duhet të jenë të kuruar dhe të pastër.

7.Është shumë e rëndësishme se çfarë parfumi përdorni prandaj Anna këshillon të shpenzoni për një parfum të mirë që do t’ju bëjë të dukeni prej një shtrese të lartë.

8.Kujdes me disa detaje, si për shembull ka ikur koha e lëkurës së nxirë apo e buzëve rozë ngjyrë të hapur .

9.Anna këshillon të mos i trashni shumë vetullat. Vetullat duhet të përshtaten me fytyrën tuaj si në formë, edhe në ngjyrë.

10.Dhe e fundit kujdesuni për thonjtë tuaj. Nëse nuk preferoni t’i bëni në një sallon, atëherë mund t’i lyeni vetë në shtëpi.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
“Eurovision” reagon për bullizimin në rrjet

“Eurovision” reagon për bullizimin në rrjet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera