Nuk është e lehtë t’u rezistosh sfidave të shumta të tryezës festive, ndaj në një mënyrë ose një tjetër, të gjithë bien në grackë.
Po çfarë duhet të bëni këto ditë pas festave sipas ekspertëve?
Relaksojeni veten
Një vakt shumë i madh nuk do të dëmtojë shëndetin tuaj. Përveç kësaj, ndjenja e fajit për zakonet tuaja të të ngrënit mund t’iu bëjë ta privoni veten nga ushqimet tuaja të preferuara, duke ju lënë të ndiheni keq dhe të pakënaqur. Në vend të kësaj, vendosni se çfarë do të bëni ndryshe në të ardhmen për të parandaluar ngrënien e tepërt, veçanërisht në ditët në vijim.
Shëtisni
Një shëtitje e lehtë do të ndihmojë në stimulimin e tretjes dhe balancimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Mos flini menjëherë pas ushqimit
Nëse keni ngrënë, mos bëni një sy gjumë pas ushqimit. Duke u shtrirë, humbisni mundësinë për të përdorur disa nga kaloritë që sapo keni ngrënë, të cilat mund t’i kishit djegur duke larë enët ose duke bërë një shëtitje.
Mos qëndroni rrotull ushqimit të mbetur
Nëse ju ka mbetur një sasi e madhe ushqimi pas një vakti, mund të mendoni se në të vërtetë nuk keni ngrënë shumë dhe kjo mund t’ju shtyjë të hani më shumë. Kjo konfirmohet nga disa kërkime shkencore.
Bëni një planifikim të vaktit të ardhshëm
Mirë, keni arritur të hani copën tuaj të tretë të tortës gjatë drekës sot. Lëreni pas dhe përgatituni që të mos e teproni nesër dhe më vonë. Zgjidhni receta me pak kalori dhe planifikoni vaktet për javën.
Mos hani shpejt e shpejt
Mund të duhen rreth 20 minuta që stomaku juaj t’i tregojë trurit se është plot. Nëse tashmë keni ngrënë shumë në 10 minutat e para, nuk i keni dhënë trurit tuaj një shans për ta kuptuar atë dhe do të ndiheni të fryrë.