Kanë vetëm pak kohë që kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre dhe publiku sigurisht do të dijë më shumë për Dojnën dhe Vlashentin. Fatmirësisht Dojna është më aktive në rrjete sociale ku shpeshherë organizon edhe pyetje-përgjigje për fansat. Pyetjeve të fundit për Vlashentin nuk ka ngurruar t’i përgjigjet e madje ka zbuluar ca sekrete.
“Ndonjë sekret si forcohet lidhja me një shkodran”-e pyet një ndjekëse.
“Thuaji që s’ka si Shkodra dhe gegnishtja është dialekti më i ëmbël që ke dëgjuar ndoënjherë. Bik Ndoja është super artist dhe Kafja madhe s’ka të krahasuar as me Cafe de Flore në Paris. Shto Migjenin dhe thuaji që do kishte shumë dëshirë t’ja vije emrin gocës Rozafa. Sigurisht mos ja vendos ashtu, por bjeri në sy që e ke menduar”-i përgjigjet Dojna.
Nëse jeni zënë, moderatorja këshillon: “Gatuaji një tavë me krap ose çoje për drekë në Shirokë”.
“Kryesorja: qesh gjithmonë me batutat e tij (sidomos ato në dialekt). Edhe nëse nuk i kupton, vetëm qesh, kot. Do e kuptosh që është batutë se bën një intonacion në fund si tip ofshame”, shton ajo.
Ok, këto vlejnë vetëm për partnerët shkodranë, por thelbin e kuptuam.