Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live 29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Nëse ke pasur një adresë aktive në “Facebook” në periudhën maj 2007-dhjetor 2022, ti mund të paguhesh!

23/04/2023
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nëse ke pasur një adresë aktive në “Facebook” në periudhën maj 2007-dhjetor 2022, ti mund të paguhesh!

Nëse ke pasur një adresë aktive në Facebook nga maji i vitit 2007 deri në dhjetor të vitit 2022, atëherë je përfitues i një shpërblimi që gjiganti i rrjeteve sociale të detyrohet. Po, është e vërtetë dhe bëhet fjalë për një pagesë prej 725 milionë dollarësh që “Meta” pranoi të paguante në një padi në grup.





Sipas DailyMail, përdoruesit e kualifikuar janë ata që kishin një llogari në Facebook nga 24 maj 2007 deri më 22 dhjetor 2022, duhet të paraqesin një kërkesë drejt “Meta”, deri më 25 gusht 2023.

Padia e ngritur, në të cilën Meta nuk pranoi asnjë keqbërje, pretendon se platforma e mediave sociale mori të dhëna të përdoruesve dhe të miqve të tyre pa leje, për t’i vendosur në dispozicion të palëve të treta.


Nga këtu rrjedh skandali i “Cambridge Analytica” i vitit 2018, i cili pretendonte se kompania kishte keqpërdorur të dhënat nga dhjetëra miliona llogari në Facebook duke lejuar aksesin te palët e treta.

“Facebook dyshohet se ka ditur për mbledhjen e pahijshme të të dhënave të Cambridge Analytica që nga viti 2015 dhe nuk ka ndërmarrë veprime për të ndaluar aktivitetin ose për të njoftuar përdoruesit deri në mars 2018. Kjo i lejoi aplikacionet e palëve të treta të “bashkojnë dhe të shesin akses në informacionin privat të përdoruesve të Facebook, duke përfshirë firmën e konsulencës politike Cambridge Analytica, pa dijeninë ose pëlqimin e përdoruesve”, thuhet në padinë e dorëzuar.

Padia u ngrit në vitin 2019 nga paditësit që pretenduan se “Facebook” nuk shpërndante vetëm të dhëna bazë, si gjinia dhe mosha, por edhe fotografitë e tyre, videot që ata bënë, videot që shikuan dhe fjalët nga mesazhet e tyre të drejtpërdrejta personale.

Në gusht  të vitit 2022, u arrit një marrëveshje dhe u soll në gjykatë, e ndjekur nga muaj negociatash deri më 22 dhjetor, kur paditësit paraqitën një mocion duke kërkuar miratimin paraprak të zgjidhjes. Gjykata mbajti një seancë dëgjimore për miratimin paraprak të Marrëveshjes më 2 mars 2023 dhe dha miratimin paraprak të marrëveshjes, më 29 mars 2023.

Përdoruesit që mendojnë se kanë të drejtë për një pjesë të zgjidhjes mund të plotësojnë një formular me emrin, adresën dhe e-mail-in e tyre. Formulari pyet nëse keni jetuar në SHBA gjatë një kohe të caktuar dhe keni qenë përdorues i Facebook. Do t’ju kërkohet gjithashtu të jepni emrat e përdoruesve tuaj në Facebook dhe numrin e telefonit të lidhur me llogarinë tuaj.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Që të flini të qetë, duhet të bëni pjesë të rutinës para gjumit këto 10 zakone!

Që të flini të qetë, duhet të bëni pjesë të rutinës para gjumit këto 10 zakone!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera