Kur vjen puna tek këshillat në lidhje me partnerin, të gjithë drejtohen me vrap tek Rudina Dembacaj, e cila me humorin që e karakterizon, por edhe çiltërsinë nuk ia përton hiç me përgjigjet e saj.
E fundit ka qenë një ndjekëse e cila e ka pyetur Rudinën se si t’ia bëjë me burrin i cili ka tip të ftohtë dhe s’i shpreh fjalë të ngrohta.
“Kërcënoje. Si ta kesh zemër, unë kam nevojë për ngrohtësi, ti s’më jep ngrohtësi, si do ta zgjidhim?”, ka shkruar Rudina.
Pra vajza, gra e morët një ide. Tundjani pak themelet me pasiguri, pastaj shihni çdo bëhet./revistawho.com