Një përqafim me njeriun e zemrës mund t’iu sjellë telashe në një aeroport të Zelandës së Re nëse zgjat më shumë se 3 minuta.
Aeroporti ndërkombëtar në Dunedin ka vendosur një kufi prej 3 minutash për përqafimet, si pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar sigurinë dhe trafikun në aeroport.
“Koha maksimale e përqafimit është 3 minuta. Për lamtumirën, ju lutemi përdorni parkingun e makinave.”, shkruhet në një tabelë të vendosur në zonën e aeroportit.
“Ne nuk jemi këtu për t’u thënë njerëzve se sa kohë duhet të përqafohen, por është më shumë mesazhi i ju lutemi të ecni përpara dhe të siguroni hapësirë për të tjerët.”, ka thënë shefi ekzekutiv i aeroportit.