Bella Hadid di si të duket stil dhe trendy edhe në ditë kur ngrin nga temperaturat e ulta. Ajo është fotografuar në ‘New York’ e veshur me një xhup të madh e të zi të markës ‘Prada’, xhinse, atlete dhe një shall të madh në ngjyrë rozë që i mbulon pjesën më të madhe të fytyrës.


Ditën e nesërme edhe Tirana do të pushtohet nga moti shumë i ftohtë me temperatura që do arrijnë deri në -10 gradë celsius, ndaj frymëzohuni nga Bella. Nuk është nevoja të harxhoni mijëra euro për një xhup ‘Prada’ pasi ka plot opsione të vlefshme edhe me çmime të ulta, por ja vlen të merrni nga modelja kombinimin e këndshëm./revistawho.com








