Nevina Shtylla është bërë nostalgjike teksa kalonte pak kohë nëpër filtrat e ‘Snapchat’ dhe ka publikuar një foto nga koha kur ka qenë e vogël. Moderatorja e njohur pothuajse nuk njihet në imazhin e postuar pasi koha ka kaluar dhe sigurisht që ajo ka ndryshuar, por gjithsesi kjo foto është shumë e ëmbël dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.
Edhe në atë kohë duket se Nevina ka qenë po aq e dashuruar pas fotove sa është tani. Kujtojmë se bukuroshja e ekranit është aktualisht pjesë e ‘E diell’ si drejtuese e disa rubrikave. / revistawho.com