Neymar dhe partnerja e tij Bruna Biancardi janë bërë prindër të një vajze. Lajmin e ëmbël e ka zbuluar vetë çifti me disa foto të publikuara në Instagram ku tregojnë momentet e para me princeshën e tyre emri i së cilës është Mavie.
”Mavie ynë erdhi për të na kompletuar jetët tona. Mirë se erdhe bijë! Të duam shumë, faleminderit që na zgjodhe ne”, ka shkruar Bruna.
Kujtojmë që Neymar ka edhe një djalë nga një lidhje e mëparshme.