Dy ditë më parë kombëtarja e Brazilit i dha fund aventurës në botërorin e Rusi 2018, pas eleminimit nga Belgjike, e cika fitoi me rezultatin 2-1. Brazili shihej si një nga skuadrat pretendente për fitoren e kupës, por gjërat nuk shkuan si duhej dhe të gjithë kanë mbetur të zhgënjyer. Duket se trishtimin më të madh e ka përjetuar Neymar, i cili me një postim të gjatë në Instagram ka treguar se po kalon një dhimbje të madhe. Mund të them që ky është momenti më i dhimshëm i karrierës time, sidomos pasi e dinim që i kishim të gjitha mundësitë dhe kualitetet për të fituar. Është shumë e vështirë për të gjetur forcat për të luajtur prap futboll por jam i sigurt që Zoti do më ndihmojë dhe do më japë fuqinë për t’u përballur me çdo gjë. Prandaj do të falenderoj Zotin edhe në humbje”, ka shkruar ndër të tjera Neymar në rrjetet sociale.