Ermal Fejzullahu ka publikuar një foto të rrallë me babain e tij nga koha kur ishte ende i vogël. Këngëtari ka të njëjtën mimikë si tani dhe ka ndryshuar shumë pak. Për Sabriun as nuk kemi koment, pasi dukshëm koha ka ndalur për të. Si foto shoqëruese Ermali ka publikuar edhe një shkrepje tjetër më të freskët dhe i vetmi detaj që bie në sy është që tek foto e vjetër, është Sabriu ai që e mban në krah Ermalin, e në të renë rolet janë ndërruar.
Nëse doni të risillni kujtimet tuaja në një version më modern, bëni si Ermali dhe Sabriu, me ide të thjeshta, por emocionale./revistawho.com